​ Ministrja Hoxha ndan foton e profesoreshës së saj, Madeleine Albright

23:09 / E martë, 23 Janar 2018

 

 

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë studimeve të saja në ShBA, kishte pasur fatin ta ketë profesoreshë, ish sekretaren e shtetit të ShBA-së, Madeleine Albright.

Në një postim në Twitter, Ministrja Hoxha ka ndarë fotot prej njërës nga ligjëratat, si dhe ka shprehur respekt të thellë për Znj. Madeleine Albright, duke thënë se “Ajo vazhdon të jetë një nga modelet më të mira për politikanët e rinj gjithandej botës. Përgjithmonë mirënjohëse për gjithë mbështetjen tuaj për Kosovën”

Ministrja Hoxha ka thënë se është “Krenare me profesoreshën e Universitetit tim në Georgetown, Sekretarja e Shtetit, Zonja Madeleine Albright – e para femër në këtë pozitë! Ajo vazhdon të jetë një nga modelet më të mira për politikanët e rinj gjithandej botës. Përgjithmonë mirënjohëse për gjithë mbështetjen tuaj për Kosovën!”

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400