​ Në Prishtinë u mbajt Mini Maratona 5 kilometërshe

17:47 / E diell, 17 Qershor 2018

Sot në Prishtinë është mbajtur minimaratona 5 km, që ka filluar nga Zahir Pajaziti deri tek rrethi i madh tek spitalet, dhe kthimi në pikën fillestare.

Kjo lloj maratone ka për qëllim të sensibilizimit të tematikave ose kauzave të ndryshme, si dhe për të u promovuar jeta e shëndetshme. Ky është viti i katërt që po mbahet kjo maratonë. Minimaratona e parë është bërë me qëllim për të i ndihmuar fëmijëve me autizëm, e dyta ka qenë për gratë të cilat janë të keqtrajtuar, ndërsa vitin e kaluar ka qenë për fëmijët me leukemi. Këtë vit, është bërë me qëllim për të i ndihmuar sportistët e rinj që nuk kanë mundësi financiare që të e zhvillojnë talentin e tyre.

“Qëllimi i kësaj maratonë është të promovohet jeta e shëndetshme, por që duke promovua jetën e shëndetshme ne gjithmonë e zgjedhim një kauzë për me ndihmu një grup të caktum në shoqëri. Këtë vit, e kemi zgjedhë grupin e të rinjve sportistë të cilët në mungesë të kushteve ata nuk munden të zhvillojnë ma tutje aktivitetet e tyre sportiv” ka thënë Diellza Kolgeci për Gazetën Express.
Ndërsa organizatorja tjetër, Afërdita Paqarada, ka thënë se në këtë maratonë mund të marrin pjesë që të gjithë, pasi që kjo është një ftesë e hapur publike.
Diellza beson që do të vazhdohet edhe në të ardhmen me këtë mini maratonë, me tematika të ngjashme për sensibilizimin e shoqërisë.

Ajo ka kujtuar se së bashku me Afërditën, kanë bërë edhe aktivitete të tjera, siç është ballo shqiptare, e që e ka për qëllim mos harrimin e kulturës sonë, dhe traditave. Ajo ka thënë se kjo është bërë si pjesë e jetës së tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400