​Arben Gashi flet rreth kandidaturës së tij për Kryetar të LDK’së

22:22 / E hëne, 21 Maj 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur rreth kandidaturës së mundshme të tij për kryetar të partisë.

“Mendoj se nuk është hala koha për t’i shfaqur këto lloj pretendimesh”, është shprehur ai, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

“Gjërat vijnë duke u zhvilluar. Në procesin që zhvillohet, ose del në krye ose nuk del”, ka thënë Gashi.

“Nuk mund të imponohesh me zor, të dalësh në krye”, ka shtuar deputeti i LDK’së.

Gashi ka thënë se kryetari i ardhshëm i LDK’së duhet ta mbajë unitetin në parti.

Ai po ashtu ka thënë se kryetari i ri i LDK’së duhet ta çojë edhe më lart partinë. /Express/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400