​Gashi: Nëse vërtetohet se ka koncesion me Listën Serbe, LDK nuk e voton Demarkacionin

23:48 / E premte, 16 Mars 2018

 

Së fundmi Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se të martën do të votohet Demarkacioni, Gashi tregon se ku qëndron LDK-ja, a do ta votoj apo jo?

“Nëse vërtetohen spekulimet dhe informacionet e fundit për koncesionin ndaj Listën Serbe dhe për zhurmat që dëgjova, atëherë ne do ta rishqyrtojmë pozicionin tonë sepse nuk lejojmë të diskutohet për Trepçën”, ka thënë ai.

Ka pas deklarata nga anëtarët e PDK-së për kërkesat e Srpska listës.

A kanë arrit me i mbledh informata të mjaftueshme se tashmë ka koncesione përmes Qeverisë së Kosovës dhe Srpska Listës sa i përket marrjes së votës për Demarkacion?

“ Janë spekulime, dhe me sa e di unë po punohet që të kemi një votë të shumicës shqiptare për të kaluar çështja e demarkacionit dhe që demarkacioni mos të varet nga votat e listës serbe…” ka thënë Gashi  në emisionin e gazetarit Fidan Jupolli, “DPT TE FIDANI”.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400