​Veseli: Bisedova me Fajonin për hapat e mëtutjeshëm për heqjen e vizave

18:39 / E premte, 20 Korrik 2018

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar për një bisedë telefonike që ka zhvilluar me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Sipas Veselit me eurodeputeten Fajon kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm deri në vendimin final për heqjen e vizave.

“Në një bisedë telefonike, falënderova eurodeputeten Tanja Fajon për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian folëm për hapat e mëtutjeshëm drejt vendimit final për heqjen e vizave. Presim që deri në fund të muajit gusht, Komisioni LIBE ta miratojë rekomandimin për vizat, për ta proceduar menjëherë në Parlamentin Europian, në mënyrë që deri në fund të vitit qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen”, ka shkruar Veseli.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400