15-vjeçarja bie nga ndërtesa në Prizren, vdes në vend

17:47 / E shtunë, 19 Maj 2018

Rreth orës 00:05 pas mesnatës në rrugën “William Wolker”, në Prizren një vajzë e moshës 15 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një ndërtesë e lartë. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Vesel Gashi nga Policia rajonale e Prizrenit.

Ai tha se viktima-femër ka rënë nga një ndërtesë me lartësi prej 25 metra duke pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Prizrenit, si pasoj e lëndimeve të rënda trupore. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi.

Motivet nuk dihen ende policia po merret me rastin

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400