500 të punësuar nga Ministria e Punës dhe Zyra e Bashkimit Evropian

12:55 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë së bashku me Ministrinë e Punës   ne një konferencë  te përbashkët ka prezantuar  te arrtuarat e projektit me emrin  “ Fuqizimi socio-ekonomik për grupet me nevojë qe jetojnë e Kosove”   e që  pika kryesore e projektit ishte për rritjen e masave aktive të tregut të punës për grupet e cenueshme.

Të ftuar në këtë takim ishin zyrtar edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian si dhe zyra në Ministrinë e Punës.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së punës  Ziadin Bytyqi ,ky projekt ka punësuar rreth 500 të rijnë, gra dhe persona me aftësi të kufizuara , po ashtu ka ndihmuar për hapjen e rreth 100 kompanive të reja .

Ne së bashku me  Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kemi punësuar rreth 500 te rijnë , gra dhe persona me aftësi të kufizuara dhe kemi ndihmuar ne hapjen e rreth 100 kompanive te reja.

Po ashtu ky projekt ka mundësuar  trajnimin e zyrtareve  të ministrie për monitorimin e prokteve  gje që  na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë .

Bytyqit potencoi se   shoqatat që kjo ministri ka ndihmuar janë shoqata me Sindromin  down , shoqata e Nënës Terez, si dhe  Grat nga Krusha .

 

Ndërkaq përfaqësuesja  e forumit për inicjativ  Dajana Berisha  tha se papunësia do të mbetet përsëri një sfidë mjaft e madhe për vendin  tonë , për të cilën duhet  punuar jashtëzakonisht shumë , persona më të prekur vazhdojnë të jenë grat eve , të rinjtë , si dhe  persona me aftësi të kufizuar.

 

“Sipas statistikave 60 %   e njerëzve që jetojnë në Kosovë janë pragun e varfërisë , gjendja e grave, personave me aftësitë kufizuar  nuk është e mire andaj duhet punuar shumë  që ti mbështesim këto kategori pasi që varfëria është një sfidë jo vetëm për ne po për të gjithë botën .”

E ftuar në këtë takim  ishte edhe  përfituesja e kësaj skeme Hajrie Zeqiri  e cila me shumë emocione po e përshkruante të mirat që solli punësimi I saj

‘Unë e mbaj vet familjen  për mu ka qenë shumë e vështirë që ti ushqej fëmijët e mi tani kjo rrogë po më mjafton të paktë të mos I shikoj  fëmijët e mi me bark të uritur.”

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400