6 të dënuar për vdekjen e shqiptarit në Itali

21:17 / E enjte, 12 Korrik 2018

Pas tetë vjetësh ka përfunduar gjykimi i shkallës së parë për vdekjen në portin e Livornos të punëtorit shqiptar Dashnor Quallia, 38 vjeç, i martuar, me dy fëmijë, të moshës 12 e 9 vjeç në kohën e tragjedisë.

Ishte në ditën e tij të parë të punës në Livorno bashkë me kolegët e kooperativës Ma. Ris. nga La Spezia. Punëtori shqiptar ishte ngjitur në bigën lundruese Mediterraneo për të kryer punime në anijen Amoretti. Ishte veshur me rroba pune, brez e këpucë anti-dëmtim, por nuk ishte pajisur me xhiboks shpëtimi. Për fatin e tij të keq, rrëshqiti duke përfunduar në det dhe u mbyt.

Procesi i shkallës së parë u mbyt me dënimin e gjashtë prej sipërmarrësve e manaxherëve. Fillimisht, të akuzuarit nga prokurorja Antonella Tenerani ishin dhjetë, me akuzën për vrasje pa dashje, pakujdesi në punë dhe dhunim të normave të parandalimit të dëmtimeve në punë.

Të dënuarit në përfundim të procesit janë gjashtë. Administratori i deleguar i firmës manaxhuese dhe shefi i sigurisë u dënuan me nga 18 muaj burg, ndërsa tre të tjerë me nga një vit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400