“6 vjet ja mbajte çikën njeriut, tash thua pushka top t’u bëftë?” Debat i ashpër Mulla Osmani me Mustafa Bajramin

19:03 / E martë, 14 Gusht 2018

Debat i ashpër po zhvillohet në Frontal të T 7 ndërmjet studiuesit të shkencave Islame, Mustafa Bajramit dhe Imamit të Drenasit, Osman Musliut. Të dy për herë të parë në një përballje televizive po shkëmbejnë akuza mes vete.
Fillimisht Bajrami ka shprehur keqardhje që problemi ka arritur deri te këto përmasa.

“Problemi ka të bëjë me një mosmarrëveshje mes dy familjeve në Gjermani, njëra familje nga Gjilani dhe familja tjetër nga Drenasi. Më vije keq që ka ardhur deri te kjo mosmarrëveshje mes dy të fejuarve”, tha Bajrami.

Më pas Musliu i tha që vajzën e tyre familja nga Gjilani e ka mbajtur 6 vjet. Ai i tha Bajramit se ka mbetur nën hije dhe çështjen e haraçit e ka potencuar për t’u shfaqur nëpër media.

Musliu tha se pajtimin ndërmjet familjeve e bën për Zotin dhe jo për inetersa personale.

Ndryshe çifti kanë qenë të fejuar qe dy vite, ndërkohë sipas prindit të tij vajza ka qenë e mitur kur është njohur me ish-të fejuarin e saj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400