8.8 milionë euro dhe 25 milionë dollarë për përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

11:33 / E enjte, 19 Prill 2018

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Platformën Shtetërore për Finalizimin e Dialogut të Kosovës me Serbinë. Platforma siguron proces transparent dhe gjithëpërfshirës dhe synon të jetë qëndrim unik i institucioneve tona ndaj këtij procesi. Platforma do të procedohet për diskutim dhe aprovim në Kuvendin e Kosovës dhe njëkohësisht do të informohet edhe Presidenti i Republikës së Kosovës.

Miratimin e Qeverisë, në mbledhjen e sotme e ka marr nisma për marrëveshjen ndërkombëtare të grantit në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) për financimin  e projektit për përmirësimin e ngrohtores qendrore në Prishtinë. Me këtë marrëveshje përfituesi do të përfitojë një kontribut financiar në vlerë 2.300.000 euro.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400