8 apartamente e lokal 435 mijë eurosh, kryebashkiakia e Roskovecit e “krimbur” në para

08:48 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

Kryetarët e disa prej 61 bashkive, sfidojnë edhe njerëzit e politikës dhe gjyqësorit, sa i përket posedimit të pasurive të paluajtshme.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi, rezulton pronarë me 88 % i një fabrike për prodhimin e ujit me gaz, me sipërfaqe 275 m2 + truall me sipërfaqe 1500 m2.

Damzi ka në pronësi edhe dy apartamente. Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, është pronar me 70% i një sere për prodhim fidanësh me sipërfaqe 3 000 m2, në Prezë, me vlerë 33 000 000 lekë.

Ismaili është gjithashtu pronar i Agroblend, kompanisë më të madhe në vend për farërat bujqësore. Fiqiri Ismaili posedon mbi 19 pasuri të tjera të paluajtshme si dhe deklaron dhjetëra mijëra USD të ardhura në vit.

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Divjakë Fredi Kokoleshi, është pronare e një kantine vere.

Ndërsa bashkëshorti i kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, thotë se ka porositur ndërtimin e një lokali me vlerë 435 820 euro si dhe ka në pronësi një ofiçinë, në lagjen nr. 1 Roskovec.

Çifti ka në pronësi dhjetëra pasuri të paluajtshme.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndër të tjera deklaron se është pronar i një pallati 11-katësh, me sipërfaqe totale 3 640 m2, në vlerën 72 000 000 lekë. Gjithashtu, Dako ka në pronësi një Mercedes Benz me vlerë 25 mijë euro.

Kryetari i Bashkisë së Laçit, Artur Bardhi, deklaron se ka blerë në vitin 2010, një makinë tip BMW X5, në vlerën 41 000 euro. Bardhi thotë se është bashkëpronar me 50% i një shtëpie banimi 3-katëshe me sipërfaqe 500 m2, dhuratë nga babai, në vlerën 18 150 000 lekë.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, thotë se ka në pronësi një “Audi Q7”, por me vlerë për vetëm 700 000 lekë. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Vorës, Dritan Leli, është pronar me 50 % i një autoveture “Land Rover”, me vlerë 35 000 euro.

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, deklaron një makinë me vlerë 21 mijë euro. Edhe kreu i bashkisë së Finiqit deklaron benz 20 500 euro.

Miranda Rira, kryetarja e Bashkisë Përrenjas, deklaron Fuoristradë në vlerën 10 000 euro. Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka blerë një veturë tip Peuge 9 mijë euro, ndërsa thotë se i ka marrë borxh kunatit 29 mijë euro.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400