8 të vdekur deri tani nga i ftohti në Shqipëri

18:41 / E mërkure, 11 Janar 2017

Ka shkuar në tetë numri i personave të vdekur për shkak të motit të ftohtë që ka prekur Shqipërinë ditën e fundit.

 Mes viktimave është dhe një fëmijë 12 vjeçar i cili u mbyt në liqenin e Kasharit që kishte ngrirë pjesërisht. Djali së bashku me motrën e tij po loznin në akull kur është çarë duke i shkaktuar mbytjen e fëmijës.Motra e tij 15 vjeçe arriti të shpëtonte pasi u ndihmua nga disa efektivë policie që ndodheshin rastësisht aty.

Edhe në Fier një bari humbi jetën pasi u mbyt kur akulli që kishte mbuluar sipërfaqen e ujit është çarë, shkruan Ora News.

Ndërkohë në qytetin e Pogradecit është gjetur i pajetë në banesën e tij 40 vjeçari Renato Shuka, i njohur edhe si Anastas Shuka, me emrin e pagëzimit.

Burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se viktima, nuk kishte ndezuar ngrohje në banesë, dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen nga hipotermia si pasojë e temperaturave të ulëta.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400