AAK e palëkundër, demarkacioni votohet edhe me raport të Bulliqit!

17:53 / E enjte, 22 Shkurt 2018

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) kërkon që për demarkacionin të përfshihen të gjitha marrëveshjet e arritura ndërmjet palës kosovare dhe atyre të Malit të Zi, si dhe tw gjeturat e Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare që është hartuar nga Shpejtim Bulliqi.

Nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi ka thënë për KosovaPress se AAK e përkrahë demarkacionin për shënimin e vijës kufitar me Malin e Zi në pako ligjore.

“AAK kërkon që demarkimi për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të votohet me të gjitha marrëveshjet e arritura në formë të pakos, dhe të bëhet ligj. Ne nuk jemi në negociata me asnjë subjekt politik për të lëshuar ‘pe’ në këtë drejtim”, ka thënë deputeti Isufi.

Deputeti i AAK-së shtoi se do ta votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin, por në pako ku janë të përfshira edhe raporti i Shpejtim Bulliqit dhe Aneks-Marrëveshja mes presidentëve.

Sipas tij, përmes Aneks-Marrëveshjes do të korrigjohen gabimet që kanë ndodhë dhe në të njëjtën kohë do të zhbllokohet procesi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400