Abdixhiku: Kosova nuk e ka imazhin që e ka pasur dikur

20:59 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka theksuar se Kosova ka dështuar në arenën ndërkombëtare, duke e humbur imazhin që e ka pasur dikur.

Ai në emisionin “Debat D”,  ka thënë se vendi ynë nuk i ka rrugët e hapura sikurse më parë në arenën ndërkombëtare.

“Në anën e brendshme kemi dështuar tërësisht, në ato fusha që kemi pasur qasje të plotë, si: shëndetësia, arsimi dhe zhvillimi ekonomik. Një Kosovë në 10 vjetorin e saj, do të duhej të ishte më e drejtë më e shëndetshme dhe më e edukuar. Do të duhej të ishte më e hapur ndaj faktorit ndërkombëtar. Me ngjarjet e fundit e kemi arritur pikën më të ulët të relacioneve me ndërkombëtarët”, ka shtuar Abdixhiku.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400