
Abdullahu tregon pse kjo qeveri duhet ta çojë mandatin deri në fund
16:35 / E mërkure, 11 Janar 2017
Zëdhënësi i qeverisë, Faton Abdullahu ka listuar një serë faktorësh pse qeveria e udhëhequr nga kryeministri Mustafa duhet ta vazhdoj siçshprehet ai patjetër punën deri në fund të mandatit. Në një status në ‘Facebook’, Abdullahu ka përmendur temat si ekonomia, faktori ndërkombëtar, çështja e demarkacionit, asociacionit dhe korrupsionit me të cilat sipas tij, ka menaxhuar mirë qeveria. Postimi i plotë i Abdullahut: 1) EKONOMIA – Kjo Qeveri, në krye me Kryeministrin Akademik Isa Mustafa, është më e përgatitura profesionalisht nga të gjitha qeveritë pararendëse, sidomos në aspektin e njohjes, përpilimit dhe jetësimit të projekteve ekonomike të cilat drejtpërsëdrejti ndikuan pozitivisht në cilësinë e jetës së qytetarit. 4% rritje ekonomike dhe 2 miliard buxhet janë dëshmi shtesë për këtë konstatim dhe justifikim për të vazhduar mandatin. 2) FAKTORI NDËRKOMBËTAR – Parimisht kjo Qeveri dhe kryeministri i saj është e pranuar pandalshëm dhe pahezitueshëm si bashkëpunëtore e besueshme, serioze dhe legjitime nga faktori ndërkombëtar (sidomos SHBA-n dhe BE-n) pos tjerash në veçanti për konceptet evro-atlantike, me çka ka gërshetuar pragmatikisht dobinë e këtij bashkëpunimi në të mirë të vendit dhe funksionalitetin e saj në të mirë të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. 3) OPOZITA – Me atë që ka bërë dhe atë që nuk ka bërë, Qeveria aktuale e ka mbrojtur edhe opozitën nga vetja e saj edhe stabilitetin në Kosovë nga opozita, sidomos kur ajo ka qenë politikisht delikuente. 4) DEMARKACONI – Sulmet e papërmbajtura ndaj saj, kjo Qeveri i ka menaxhuar me taktika toleruese, prej të cilave Kosova nuk ka pësuar humbje e dëme strategjike. Sidomos sepse nuk ka lejuar që çështja e Demarkacionit të shndërrohet në problem ndërshtetëror me Malin e Zi, por e ka mbajtur si problem të brendshëm që duhet të zgjidhet me patjetër nga vetë ne. 5) KORRUPSIONI – Duke mos qenë Qeveri e korruptuar dhe duke e ngritur në parim lirimin e atyre pushtetarëve të cilët kanë ra ndesh me ligjin, për ti dhënë hapësirë drejtësisë të veproj shpejt dhe pavarur, ka krijuar kapitalin moralo-politik dhe ka ngjall besimin mbi të cilin tani mund të veproj edhe më me fuqi për ta luftuar korrupsionin sa dhe si duhet. 6) ASOCIACIONI – Çështjen e Asociacionit e ka menaxhuar drejtë edhe atëherë kur Lista Serbe ka vepruar shtrembët. Pa kokëfortësi, por me konsekuencë, ka krijuar bindjen sidomos tek një pjesë e serbëve kosovarë se me direktiva nga Beogradi nuk mund të themelohet Asociacioni. Kjo nuk e ka bërë këtë Qeveri të ketë qortime nga BE e cila po e kërkon gjithnjë e më shumë të njëjtën nga serbët e vendit tonë, Kjo qasje do të determinoj Asociacionin, përfshirë vërejtjet e Gjykatës dhe i njëjti koncept do ta shendroj edhe FSK-n në FAK. 7) PARIMËSIA – Duhet të mësohemi përfundimisht se dalja në zgjedhje për të votuar është detyrë qytetarie që bënë diferencën dhe forca legjitimuese e votës shtrihet në kohëzgjatje 4 vjeçare, Prandaj duhet lejuar projektet e filluara të qohen deri në fund të mandatit për t’i mos i ndalur ato, përveç nëse për këtë ka justifikime të mbrojtjes së interesave nacionale dhe respektimit të procedurave ligjore. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Partitë politike me mijëra euro borxh shtetit
-
Çka po kërkon deputetja e Vetëvendosjes në Seul të Koresë?
-
Pas aksidentit në Podujevë, ndërron jetë një grua
-
Endriti uron babain për ditëlindje, publikon një foto të rrallë të Thaçit në det
-
Rebelohen të burgosurit, zjarr qelive dhe shkopinj kundër njëri-tjetrit dhe rojeve
-
Hetohen 44 policë, 4 prej tyre për ‘Korrupsion’
-
Gazeta serbe: Platforma e Haradinajt e bën dialogun të pakuptimtë
-
A do të bashkëpunojnë GDP-ja me Vetëvendosjen? Flet Fisnik Ismaili
-
Si po falimenton Posta e Kosovës
-
Korrupsion edhe në Këshillin e Evropës?! Fonde të dyshimta, pagesa të dyshimta
-
Lista Serbe, ‘kah të frynë era’
-
Ministrja dhe deputetët shkojnë te shtëpia e Enver Hoxhës (Foto)
-
Rekomandimi për vizat pritet në këtë kohë
-
Prezantohet hulumtimi për dialogun Kosovë-Serbi
-
Hashim Thaçi dhe Bamir Topi sot festojnë ditëlindjen
-
20 vjet nga ofensiva serbe në Jabllanicë
-
Rruga Deçan – Plavë, sot fillon ndërtimi
-
Dronë, avionë dhe helikopterë, Gjermania planifikon miliarda euro armatime…
-
Daçiq vazhdon me ankesa: Pse Kosova të ketë ambasada në shtete që Serbia nuk ka?
-
Vuçiç paralajmëron Kroacinë/ Nëse Vulin shpallet i padëshiruar, do marrim…