Adem Mikullovcin Vetëvendosja po e mban në terr informativ

17:08 / E enjte, 14 Dhjetor 2017

 

 

Anëtari i Vetëvendosjes dhe njëherazi deputeti i kësaj partie në kuvendin e Kosovës, Adem Mikullovci, ka thënë nuk ka përçarje në këtë parti, edhe pse përçarjet brenda Vetëvendosjes janë thelluar ndërsa me të madhe po bëhen publike nga zyrtarë të lartë të saj.

Deputeti më i vjetër i Kuvendit ka thënë se shumica e lajmeve në media janë të pavërteta, dhe shumë shpejtë do të zbardhet e vërteta.

“Nuk ka asgjë  të keqe në VV, ndodhin mosmarrëveshje por VV është e bashkuar, 99% çka po thuhet në media nuk janë të vërteta, shumë shpejt do të bindeni për këtë”, ka thënë Mikullovci.

Ndryshe nga ajo çka thotë Mikullovci, ka disa ditë që në Vetëvendosje kanë shpërthyer shumë pakënaqësi.

E gjithë kjo filloi me publikimin e një bisede mes anëtarëve të kësaj partie, ku protagoniste kryesore ishte Aida Dërguti.

Dërguti në bisedën me anëtarët tjerë të VV-së, e kishte quajtur m** themeluesin e Vetëvendosjes Albin Kurtin.

Pas kësaj, reaguan shumë deputetë, të cilët u rreshtuan në kah Albin Kurti ose kah grupi tjetër që po e kundërshton Albin në VV, në krye të të cilit është Dardan Molliqaj.

Dërguti pas këtyre zhvillimeve ka ofruar dorëheqje nga postet të cilat ajo mbante në këtë parti, dorëheqja e saj u pranua nga këshilli i përgjithshëm i VV-së, ku pas një mbledhje maratonike, lideri i VV-së Visar Ymeri, dënoi gjuhën ofenduese të Dërgutit, ndërsa konfirmoi së Dërguti nuk do të këtë më asnjë post në këtë parti.

Përcarjet në Vetëvendosje po vazhdojnë të thellohet dhe qëndrimet po publikohen nëpër rrjete sociale nga zyrtarë të lartë të saj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400