Agim Bahtiri nënshkruan marrëveshje me këtë parti në Mitrovicë (Dokument)

23:42 / E martë, 14 Nëntor 2017

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me nëntë  nëndegët kryesore të LDK-së në këtë komunë.

Këtë vet ai e ka bërë të ditur duke thënë se ai gjithmonë ka qenë me LDK-në e Ibrahim Rugovës dhe kjo u vërtetua me nënshkrim të marrëveshjes.

Postimi i plotë në facebook:

Sonte me nëntë nëndegët kryesore të LDK-së në Mitrovicë nënshkruam marrëveshje koalicioni, të cilat do më mbështesin fuqishëm më 19 nëntor në garën e balotazhit, ku do të arrijmë fitore madhështore. Unë kam thënë se gjithmonë do të jem me LDK-në e Ibrahim Rugovës dhe kjo u vërtetua edhe sonte. Pres që së shpejti të na bashkohen edhe nëndegë të tjera.

Koalicion sonte nënshkruam me këto nëndegë të LDK-së:

1) Ilirida  2) Bairi 3) Ura e Gjakut 4) 2 Korriku 5) Kçiqi 6) Tuneli i parë dhe Zasella 7) Koshtova 8) Rashani, Mazhiqi dhe Tërstena 9) Bajgora./

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400