Agim Bahtiri si shefi i tij, me miliona euro pasuri

17:20 / E mërkure, 13 Qershor 2018

 

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahitiri ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme vlera e së cilës kalon shifrën e 8 milionë eurove, apo më saktë 8 milionë e 43 mijë euro.

Pasuri të paluajtshme Bahtiri ka raportuar katër shtëpi me shuma prej 860 mijë, 200 mijë dhe 150 mijë eurosh, shkruan Indeksonline.
Kurse pasuria e tij e paluajtshme që ka vlerën më të madhe është një tokë bujqësore e trashëguar nga babai me vlerë prej 6 milionë e 200 mijë euro.

Bahtiri posedon edhe një veturë të tipit Audi Q7 të blerë para dy vitesh me çmim 10 mijë euro.

Në Bankën Ekonomike, Bahtiri ka 7 mijë e 150 euro, kurse ka një kredi prej 450 mijë euro për blerje të shtëpisë.

Sa i përket të hyrave vjetore, Bahtiri ka deklaruar pagën vjetore që merr nga Kuvendi Komunal në komunën e Mitrovicës, 15 mijë e 753 euro dhe pagën që e merr nga fabrika e kërpudhave  “Green Mushroom Farm”  në Holandë prej 336 mijë euro.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400