Aksident i rëndë në Milot, plagosen 5 persona

19:43 / E diell, 17 Qershor 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Milot, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur, transmeton Gazeta InfoPress.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 në Fushë Milot, ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B.D., mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin M.K. dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I.T. janë përplasur me njëri-tjetrin.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas, pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti shkaktoi edhe një trafik të dendur në këtë aks nga Miloti deri në Lezhë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400