Aksident i rëndë trafiku në hyrje të Vushtrrisë, krijohen kolona të gjata

18:41 / E enjte, 14 Qershor 2018

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në hyrje të Vushtrrisë. Si pasojë, raportohet për të lënduar, transmeton Gazeta InfoPress.

Si pasojë e këtij aksidenti është shkaktuar tollovi në komunikacion, ku janë krijuar kolona të mëdha. Ndryshe, në vendin e ngjarjes është paraqitur Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Raportohet se një veturë me targa të Serbisë është ndeshur me një kamion ku për pasojë ngasësi i veturës ka marrë lëndime trupore ndërsa dëmet materiale siç shihet edhe në foto janë të konsiderueshme.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400