Aksident trafiku me lëndime në Podujevë

11:14 / E martë, 10 Janar 2017

 

Dje në fshatin Sekiraqë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një këmbësore.

Personi që ishte duke drejtuar veturën me targa të Austrisë, njëherit shtetas i Austrisë, nga pakujdesia ka goditur një këmbësore (femër), e cila ka marrur lëndime të rënda trupore.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit i janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit dhe është liruar”- thuhet në raportin e policisë.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400