Aksion i madh në veri, arrestohen 4 persona

14:36 / E enjte, 17 Maj 2018

Tri lokacione të ndara në veri janë kontrolluar në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës, dhe katër persona, tre meshkuj dhe një femër janë arrestuar pas gjetjes së një arme dhe dëshmive tjera gjatë këtij operacioni.

Bastisjet janë kryer me urdhëresë të gjykatës në dy lokacione në veri të Mitrovicës dhe një tjetër në një fshat të komunës së Zveçanit, kanë konfirmuar për KosovaPress zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, personave të arrestuar u është caktuar ndalimi policor 48 orë.

Një revole dhe dëshmi tjera, të cilat janë gjetur gjatë operacionit të kontrollit, do të shërbejnë për procedurën e mëtejme hetimore.

“Operacioni i kontrollit është ndërmarrë pas disa rasteve serioze të ndodhura në veri të vendit”, ka thënë Besim Hoti nga Policia rajonale e Mitrovicës.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400