Aksionet e FSK-së për largimin e borës

09:06 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Njësitet e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës ishin në dispozicion edhe kësaj here, për zhbllokimin e vendbanimeve nga bora e madhe që ka rënë këtyre ditëve. Ministria për FSK dhe FSK-ja kanë shprehur gatishmëri të plotë për intervenim nga institucionet më të larta të vendit.

Ibrahim Shala, zëdhënës në MSFK-së, ka thënë për “Indeksonline” se FSK-ja intervenimet dhe pastrimet e rrugëve të bllokuara nga bora i kryen me kërkesë nga Qendra e Situatave e Qeverisë së Kosovës si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave e Kosovës.

Shala thotë se gjatë kësaj periudhe me borë kishin tri kërkesa nga komunat për intervenim të zhbllokimit të borës.

“FSK-ja, prej datës 6 janar deri më tani ka vlerësuar sipas kërkesave 3 lokacione, ndersa ka intervenuar në dy prej tyre, pra më datë 06.01.2017, ka bërë vlerësimin e rrugëve në disa fshatra të Komunës së Artanës, ndërsa me datë 7.01.2017 ka kryer pastrimin e disa rrugëve nga bora atje, si dhe më datë 06.01.2017, intervenuar për  pastrimin e rrugës në Golesh”, ka thënë ai.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400