Aktivistët e SKV-së lirohen nga paraburgimi, dërgohen në arrest shtëpiak

10:03 / E enjte, 17 Maj 2018

Gjykata e Apelit ka liruar nga paraburgimi gjashtë anëtarët e lëvizjes studentore, Studim Kritikë Veprim, duke u caktuar masën e arrestit shtëpiak.

 Sipas njoftimit të gjykatës lirimi Ii tyre nga paraburgimi është vendosur sipas ankesës.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave, ua ka ndërprerë paraburgimin të pandehurve K.M., P.D., H.K.,K.G.,J.Sh. dhe E.Sh”, .

“Atyre, konform dispozitave ligjore, masa e paraburgimi u është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, e cila do të zgjas nga data 16.05.2018, deri me 10.07.2018”, thuhet në njoftim.

Si gjykatës, personat në fjalë po dyshohen nga ana e prokurorisë, se kanë kryer në bashkëveprim veprën penale” Sulm ndaj personit zyrtar, në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 140, paragrafi 3., lidhur me paragrafin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400