Aktivizohet Nisma Socialdemokrate në Prishtinë

12:26 / E enjte, 14 Qershor 2018

Nisma Socialdemokrate po vazhdon shtrirje e saj në teren. Partia e Fatmir Limaj ka themeluar një tjetër nëndege në kryeqytet.

Në prezencën e 45 delegatëve u zyrtarizuan organet drejtuese të nëndegës në Arbëri.

Kryetari i degës se Nismës në Prishtinë, Baton Dushi tha se aktivizimi në NISMA është aktivizim në vlera reale, ndërsa rreshtimi krah kryetarit Limaj është rreshtim në krah të një lideri vizionar e të pandalur.

Ndër tjerash trajtoi problemet e ndryshme të cilat i preokupojnë qytetaret e kësaj lagje duke u zotuar se do jetë zë i halleve dhe shqetësimeve të tyre.

Anëtari i kryesisë Demir Lima i përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për besimin.

“Aktivizimi në projekte me qëllime të mira për vendin është detyrë e jona, ndërsa praktika e mashtrimit për të gllabëruar votën duhet të përfundoj. Projektet të cilat po zhvillohen nga dikasteret që i drejton NISMA po dëshmojnë se në Kosovë punohet ku ka vullnet, tha ndër tjerash Lima.

Këshilli zgjodhi kryesinë prej 7 anëtaresh ndërsa kryetar u zgjodh Bajram Sopjani.

Partia e Fatmir Limajt, tash e disa dite po mban Kuvendet e Punës nëpër degët e saj anekënd vendit.

Ky proces pritet të kulmoj më 24 qershor kur edhe do të mbahet Kuvendi Qendror i Punës

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400