Alarmante: Mbi 5 mijë kosovarë çdo vit lënë shtetësinë

19:52 / E enjte, 19 Korrik 2018

Nga viti 2009 mbi 40 mijë Kosovar kanë hequr dorë nga shtetësia.

Mbi dyzetmijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia që nga viti 2009 e këndej, bëjnë te ditur zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave të katër vjetëve të fundit, mesatarisht në vit nga nënshtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5 mijë qytetarë.

Në vitin 2014 nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë 5 mijë e 158 persona, kurse më 2016, ky numër ka shënuar rritje në 5 mije e 871 persona. /21Media/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400