Alarmohet Vuçiq: Po zbrazet Serbia

23:31 / E martë, 23 Janar 2018

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për Kosovën dhe kushtet rreth saj që ndërlidhen me anëtarësimin e shtetit të tij në Bashkimin Evropian, ka treguar se si Serbia çdo vit mbetet pa rreth 35 mijë njerëz.
“Po na zbrazet atdheu. Po zbrazen Serbia, Vojvodina, vërtet njerëzit po ikin nga atdheu më pak se sa po ikin nga Bullgaria, Rumania ose Bosnjë e Hercegovina, por ata po ikin dhe nëse nuk jemi të vetëdijshëm për kombin, për atdheun, do t’i humbim të gjitha”, citon Tanjug të ketë thënë Vuçiq.

“Brenda një vitit e humbim nga një qytet të tërë sa Vërshaci ose Prokupla, rreth 35 mijë persona. Dhe nëse këtë nuk e zgjidhim siç e kanë zgjidhur rusët, maqedonasit, danezët… e ata e kanë zgjidhur me vetëdije dhe me disiplinën e vetëdijes protestuese, atëherë vendi do të zbrazet”, ka përfunduar ai.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400