Albin Kurti: Pavarësi nuk ishte vetëm hap përpara, por kishte edhe hap pas

21:48 / E diell, 18 Shkurt 2018

Lëvizja e themeluar dhe aktualisht edhe e drejtuar prej tij ka qenë një ndër kritiket më të ashpra të qeverive të Kosovës në këtë dekadë të parë si shteti i pavarur.

Albin Kurti dhe Vetëvendosja që prej fillimit kanë qenë një faktor i rëndësishëm, fillimisht shoqëror e tashmë edhe politik.

Por, i kthyer pas në kohë, Kurti rithekson vërejtjet e hershme për deklaratën e pavarësisë.

“Nuk ishte vetëm hap përpara, por kishte edhe hap pas. Në dokumentin e Pavarësisë përmendet më shumë pako Ahtisari, që zvogëlon Pavarësinë. Nuk referohet ushtria, nuk referohen vuajtjet dhe lufta e bërë për të ardhur deri këtu. Është një deklaratë që sheh përpara, por harron disi se nga kemi ardhur deri këtu”, deklaroi ai për Top Channel.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400