Albin Kurti përmes katër pikave do ta udhëheqë Vetëvendosjen

19:15 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Albin Kurti, kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shpalosur platformën e tij për udhëheqjen e Vetëvendosjes në vitet e ardhshme.

Nëse Kurti e fiton votëbesimin e anëtarëve në zgjedhjet e brendshme, udhëheqjen e tij, ai do ta bazojë në katër pika.

“Këto janë katër pikat që do e përcjellin Lëvizjen nën udhëheqjen e Albin Kurtit – 1. Organizatë e gjerë, 2. Lëvizje dinamike, 3. Struktura transparente, 4. Dije dhe nder”,  thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, ndërsa zgjedhjet  e brendshme në parti pritet të mbahen më 21 janar.

Image may contain: one or more people, crowd and basketball court

Image may contain: 6 people, people smiling, night and crowd
Image may contain: 2 people, crowd

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400