Ali Ahmeti: Këto janë katër opsionet për formimin e qeverisë së re (Video)

11:14 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti mbrëmë në emisionin Click Plus në Tv21 të Shkupit ka diskutuar mbi të gjitha mundësitë dhe opsionet e qeverisjes së ardhshme, se si do të vendosë BDI të shkojë në Qeveri.

Sipas Ahmetit, temat që tangojnë opinionin kërkojnë qasje më të kujdesshme.

“Këto janë tema që duan një qasje shumë më të qetë dhe qasje me një kujdes shumë më të madh, ka zhvillime shumë interesante në Maqedoni në të dyja kampet ka pasur fushata interesante tek të gjithë, për fat të keq në kampin shqiptarë u vërtetua që parcializimi i votave është në dëm të shqiptarëve dhe me dhimbje e them edhe sot dhe uroj që këto zgjedhje të jenë mësim në të ardhmen për shqiptarët, sepse në Maqedoni akoma nuk janë krijuar premisa dhe kushte standarde për të pasur parti politike të quajmë me programe qytetare ku komunitete do jenë të barabartë”, tha Ahmeti

Ai shtoi se nuk e di se sa e ka përshkruar LSDM-ja në platformat e tyre programore agjendën e partisë.

“Për mua e besueshme është nëse dilet me program të shkruar, sepse fjalët i merr era, unë besoj në akte që e shoh në letër, nuk është çështja këtu se ai besojmë njëri tjetrit sepse sa kemi dhënë prova, në një agjende të shkruar dhe vulosur nga organet e partisë, përsëri nuk bëhem avokat i asnjërit, unë besoj në atë që është e shkruar dhe nuk besoj në atë që është e folur për politika ditore, unë i njoh të dy palët, për të qenë i sinqertë me gjithë nuk kanë dalluar fare kur është trajtuar avancimi i çështjes shqiptare!, shtoi lideri i BDI-së.

Ai shtoi se gjërat që janë bërë deri më tani duhet përshëndetur dhe ai asnjëherë nuk pendohet për këto 15 vite punën që ka bërë BDI dhe partitë politike shqiptare.

“Dhe gjithçka që është bërë, burimin e ka pasur tek marrëveshja e Ohrit dhe palët kanë pasur detyrim ndaj kësaj marrëveshje në mes të dy komuniteteve, 15 vite nuk është pak por një marrëveshje e tillë e përpiluar në kohë lufte edhe optimistët më të mëdhenj e dinë që marrëveshjet kanë vështirësi në zbatim, ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak se vet marrëveshja që e përcakton përdorimin e gjuhës shqipe dhe kjo reflekton në kushtetutë”, theksoi Ahmeti në intervistë.

Ndërkaq, në anën tjetër lidhur me retorikën e Gruevskit ai përgjigjet se thënia e Gruevskit është shfrytëzuar për politikë.

“Unë mendoj se duhet të jemi racional se e kaluara jo shumë e largët ka treguar që me nxitje me fushata komuniteti kundër komunitetit të ushqejnë me fraza nacionaliste e kaluara na tregon se është e dhimbshme dhe me pasoja”, tha kështu lideri i BDI-së, kurse sqarohet edhe lidhur me atë se si do të shkojë BDI në qeverisje”, thotë kreu i BDI-së.

Për fat të keq, a të mirë, shtoi ai, këtë nuk mund të definojë tani.

“Edhe pse mendoj se nuk është mirë, në bazë të gjitha anketimeve që bëhen, komuniteti maqedonas mua jo që nuk më don, por më urren, një nga politikanët e vendit në 2002 më tha shumë hapur a e dini ju që maqedonasit ju urrejnë? Thash mbase ka mundësi por nuk jam fajtor se ishin politikat e vendit që më detyruan të braktis vendin tim dhe unë nuk kam dashur të jetoj diku larg se ky është vendi ynë”, sqaron mes tjerave Ali Ahmeti.

Ai në këtë intervistë bën thirje që partitë maqedonase të vënë në rend të parë interesat shtetërore, duke mos bërë thirrje nacionaliste.

“Jam ulur dhe jam dakorduar bashkë me ndërkombëtarët që të përmbyllim marrëveshjen dhe mos i merrni gjërat me lehtësi sepse mbi të gjitha unë apeloj tek partitë maqedone që të vënë interesat e shtetit dhe të komunitetit, interes i shtetit është që vendi të ketë stabilizim dhe mos kontribuojnë që gjërat të dalin jashtë kontrollit dhe të ketë krizë më të thellë, jo kjo krizë në ta përmbysë të gjithëve, por gjërat duhet vënë në rend të ditës, nuk kemi aq situata të lakmueshme”, deklaroi Ahmeti, ndërsa sa i përket platformës, ai shtoi se barazia është e nevojshme dhe e mirë për të gjithë.

“Nuk më pëlqen situata që krijohet se shqiptarët që kanë vendosur këto janë të nevojshme gjëra, derisa nuk jemi ulur të flasim me palët, unë mendoj se për asnjë parti maqedone të keqe nuk ka, platforma tregon se barazia gjuhësore është obligim kushtetutes nga MO dhe i garantuar nga ndërkombëtarët. Ky dokument duhet përmbyllur se është obligim kushtetues kush do jetë kundërshtimi i palës tjetër se nuk ka arsye të kundërshtojë zhvillimi i barabartë, le të dijë dhe opinioni se edhe unë kam hall të madh se nuk mund të vendos aq lehtë për çështje të mëdha, nuk është dobësi që unë i drejtohem popullit, edhe BDI ka bërë gabime dhe e ka gjobitur elektorati edhe unë kam pjesë të fajit, BDI sigurisht ka qenë shënjestër me të qenurit në pushtet nuk dua të bëhem viktimë por nuk dua të viktimizohem por dua t`i them gjërat se jemi shënjestëruar dhe në momente qoftë nga mediat, nuk mund të pranojmë asnjë gjyq pa fakte dhe argumente, njerëzit janë në burg dhe ne kërkojmë që e vërteta të del në shesh, për PPS duhet forcat politike që e kanë nënshkruar dhe ta ndryshojnë, nuk mendoj se marrëveshja ka vdekur dhe duhet të mbrohet nga të gjithë që e kanë nënshkruar dhe të zbatohet se është e rëndësishme, do të provojmë a prodhuan zgjidhje apo jo”, thotë për fund lideri i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën e tij për Click Plus.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400