Ali Ahmeti ngushëllon familjen e Komandant Gurit

21:59 / E martë, 13 Mars 2018

 

Pas ndrajes nga kjo botë të komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) gjatë 2001 në Maqedoni, Jetulla Çarri – Guri, lideri i BDI-s Ali Ahmeti ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit.
“Sot bashkëluftëtari jonë, Jetullah Çarri – komandant Guri u nda nga jeta duke na lënë në dhimbje të thellë për këtë humbje. Vepra e Jetullah Çarrit në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asaj Kombëtare do të mbetet e shënuar përjetësisht për ta kujtuar atë si një nga kontribuesit më të mëdhenj të luftrave çlirimtare. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Çarri, bashkëndjej me dhimbjen e tyre. Prehu në paqe shoku im. Lavdi!”, shkruan në letër-ngushëllimin e Ahmetit.

Ai ishte një nga komandantët e mirënjohur të UÇK-së në kuadër të brigadës 113 “Ismet Jashari – Komandant Kumanova” në rajonin e Likovës dhe Kumanovës.

Komandant Guri njihet për luftimet e tij të ashpra dhe mbrojtjen e pozicioneve në luftimet e ashpra në Sllupçan dhe zonën përreth. Komandanti nga Lipjani i Kosovës iu bashkua në vitin 2001 radhëve të UÇK-së për të ndihmuar luftën.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400