As Ambasada Amerikane në Kosovë nuk e di se kush është ftuar në inaugurimin e Trumpit

16:12 / E mërkure, 11 Janar 2017

Ftesat për pjesëmarrje në inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deri më tani i kanë “konfirmuar” vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i AKR-së, Behgjet Pacolli.

 Mirëpo, zëdhënësja e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, J. Michelle Schohn, thotë për Ekonomia Online se nuk kanë informacione përkitazi me këtë çështje.“Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë nuk ka informatë lidhur me atë se kush është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Trump”, ka thënë zëdhënësja Schohn në një përgjigje elektronike.

Burimet e Ekonomia Online pohojnë se e vetmja që ka ftesë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump është ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku.

Ceremonia do të zhvillohet në 20 janar në Washington, ku Donald Trump do të bëjë betimin dhe do të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të SHBA-së.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400