Ambasada e SHBA dhe Contour Global: “Kosova e re” investimi më i madh në historinë e vendit

16:56 / E enjte, 14 Dhjetor 2017

 

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është shprehur e kënaqur me arritjen e marrëveshjes mes Qeverisë dhe kompanisë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Sipas ambasadës amerikane, arritja e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit është hapi më i madh energjetik në Kosovë.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e djeshme mes Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global e cila paraqet një hap shumë të madh drejtë sigurisë energjetike në Kosovë”, thuhet në komunikatën e ambasadës për media.

Sipas saj,  pasiguria energjetike është një nga pengesat më të mëdha të Kosovës për zhvillimin e saj ekonomik. Në komunikatën e ambasadës thuhet se humbjet ekonomike të Kosovës shkojnë në 300 milionë Euro në vit për shkak të furnizimit të pasigurtë me energji elektrike.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka punuar me Kosovën që nga viti 2003 që t’ia sigurojë asaj të ardhmen energjetike, dhe ka përkrahur përsëritje të ndryshme të këtij projekti që nga viti 2006. Projekti “Kosova e Re” do të përmbushë standarde të rrepta evropiane për efektshmëri dhe emisione, dhe do të jetë në përputhshmëri me studimet e Bankës Botërore që tregojnë se thëngjilli është opsioni më i përballueshëm për Kosovën. “Kosova e Re” poashtu do të mundësojë që më shumë burime të energjisë së ripërtëritshme të integrohen në sektorin e energjisë në kuadër të përkushtimit të Kosovës për përdorim të 25% të energjisë së ripërtëritshme deri në vitin 2020, dhe për mbylljen përfundimtare të termocentralit “Kosova A”, dhe me këtë zvogëlimin e mëtutjeshëm të emisionit të karbonit në Kosovë. Kur të përfundohet, “Kosova e Re” do të jetë investimi më i madh i huaj privat në historinë e Kosovës”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400