Ambasada e SHBA-së: Është vështirë e kuptueshme pse askush nuk u dënua për djegie

19:40 / E martë, 14 Nëntor 2017

Ambasada e SHBA në Beograd ka shprehur sot habi, se në gjyqin për djegien e ndërtesës së kësaj ambasade në vitin 2008, asnjë prej të pandehurve nuk u dënua me burg, duke thënë se e mbështet sundimin e ligjit dhe kërkon përmbushjen e drejtësisë në këtë rast.

“Është e vështirë për të kuptuar se u deshën nëntë vjet për të arritur në vendimin e rastit, i cili është i lidhur me dëmtimin e pronës prej gati gjysmë milion dollarë, dhe me vdekjen e një personi, dhe se rezultati përfundimtar është se asnjë nga shtatë të akuzuarit, nga të cilat katër në prani të përfaqësuesve ligjorë pranuan se kanë marrë pjesë në shkelje të rënda, të mos dënohet me burg “, thuhet në  deklaratën me rastin e gjykimit të sotëm të Gjykatës së Lartë në Beograd.

Gjykata e Lartë në Beograd sot katër të akuzuarit për djegien e ambasadës amerikane në Beograd në vitin 2008, gjatë një proteste kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, i dënoi me kusht, ndërsa tre të akuzuarit tjerë u shpallën  të pafajshëm.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400