Ambasadori britanik tregon se cili është shteti i parë që e ka njohur Kosovën e pavarur

18:49 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

 

Është menduar gjerësisht se Afganistani ka qenë shteti i parë që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por, e vërteta duket se është ndryshe.

Në të vërtetë, Britania e Madhe ka qenë vendi i parë në botë që e ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Kështu ka shkruar sot në llogarinë e tij në Facebook, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Në rrjetin social, ai ka prezantuar edhe një logo, për shënimin e dhjetë vjetëve të marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Britani e Madhe.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400