Ambasadorja e Turqisë thotë se u informua nga mediat për deportimin e gylenistëve

19:50 / E mërkure, 25 Prill 2018

 

 

Ndonëse nga shumëkush ishte konsideruar si qendra koordinuese e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivlicim Kiliq thotë të jetë informuar nga mediat për këtë rast.

E pyetur për deklaratat e kryeministrit Haradinaj që deportimin e quajti veprim të gabuar, ajo nuk është ndalur shumë, duke i konsideruar si pjesë të debatit të brendshëm.

Në një prononcim të rrallë për ngjarjen e muajit të kaluar, Kiliq e ka vlerësuar si të mirë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, raporton KTV.

“Jemi të kënaqur me bashkëpunimin në çështjet e sigurisë ndërmjet dy shteteve. Një ditë Kosova bashkëpunon me Turqinë, tjetrën ditë Turqia ndihmon Kosovën, kështu që është bashkëpunim reciprok.” ka thënë ajo.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400