Apelohet vendimi i KPK-së për gjyqtarin e Lartë, Edmond Islamaj

16:26 / E enjte, 12 Korrik 2018

Komisioneri publik ka ankimuar në shkallën e dytë të vettingut, Komisionin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e dhënë më 7 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.

Edhe pse KPK-ja e shpalli të përshtatshëm për të vijuar detyrën, Komisioneri Publik thekson se hetimi nuk është i plotë dhe ka mangësi sa i përket komponentit të pasurisë.

Komisioneri Publik, nëpërmjet ankimimit kërkon nga KPA që të riparojë mangësitë e hetimit administrativ të KPK-së gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400