Apostolova: Raporti i Progresit nuk është pozitiv sa është pritur, por është real

16:36 / E martë, 17 Prill 2018

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, pas publikimit të Raportit të Progresit, ka thënë se KE në raportin e saj konfirmon përkrahjen për Kosovën.

Ajo ka thënë se zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare kanë ndikuar në agjendën e Qeverisë në bërjen e reformave, andaj ka përmendur si sukses ratifikimin e demarkacionit, ndërsa që ka thënë se raporti nuk është aq pozitiv sa është pritur, por është real, raporton lajmi.net.

Sa i përket fushës së sundimit të ligjit dhe në veçanti luftës kundër korrupsionit në nivel të lartë ka thënë, se kjo është ende në fazën e vlerësimit dhe një vlerësim ndoshta mund të bëhet në javën e ardhshme.

Apostolova me pas ka thënë se Kosova ka ende punë për të bërë në përafrimin e BE. Si sukses në fushën e gjyqësorit ajo ka përmendur miratimin e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit.

Shefja e BE-së në Kosovë, thotë se është shqetësuese ndërhyrja e politikës në disa raste dhe ka shprehur shqetësimin për neglizhencën e disa rasteve të krimeve të luftës nga gjykatat vendore.

Tutje, ajo ka përmendur edhe ekstradimin e 6 qytetarëve turq, sipas saj ka ngjallur reagime në Bruksel.

Sa i përket reformave në administratë, Apostolova ka shprehur shqetësimin për punësime jo adekuate, ndërsa ka lavdëruar punën në reformat ekonomike.

Raporti ka vlerësuar negativisht reformat në arsim dhe mjedis. Ajo ka thënë se cilësia në arsim duhet të ngritët dhe po ashtu ka thënë se duhet punuar edhe as i përket mjedisit ku ka përmendur nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.

Ajo ka thënë se në raportin 90 faqesh jepen udhëzime konkrete për Kosovën të cilat institucionet e vendit duhet ti marrin seriozisht

Apostolova ka thënë se BE do të vazhdojë të përkrahe Kosovën, por ka potencuar se nuk është rrugë  e lehtë për në BE.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400