Ardrit Namligjiu emri që po dëgjohet gjithandej në Fushë Kosovë

23:41 / E premte, 20 Tetor 2017

 

 

I ri, i arsimuar, i cili ka një ideologji dhe ambicie politike që një kohë. Ky është Ardit Namligjiu, i cili edhe pse i lindur në Prishtinë tashmë që një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Fushë Kosovë.

Gjithçka e filluar si nje ambicie personale, dhe duke e rritur çdo ditë e më shume. Sot Ardriti gëzon titullin Kryetar i Forumit Rinor të AKR-së në Fushë Kosove. Tashmë i kandiduar për Asamble Komunale, Ardriti më shumë se kurrë vjen i përgatitur me një platformë të re, të definuar qartë dhe me ide te reja ku ai do të fokusojë gjithë energjinë e tij. Takime të shumta me qytetarë të Fushë Kosovës dhe hallet të cilat ata i rrefejnë per sistemin e tanishëm në Fushe Kosove, e kanë bërë Ardritin të punojë më fort ne ato pika, kështu duke shpalosur me qytetaret gjithe punën që do të bëj në vazhdim si asabmelist. I bindur për një përfaqësim dinjitoz dhe te paanshem ai kërkon votën e qytetarëve të Fushë Kosovës. Ardriti mban numrin 5 per Asamble Komunale nga radhët e partisë, AKR.

 

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400