Arratiset i dyshuari për vjedhjen e të dhënave të Bitcoin, udhëton në avion me Kryeministrin

07:55 / E diell, 22 Prill 2018

I dyshuari për një vjedhje të madhe të të dhënave të disa kompanive që operojnë në treg edhe me monedhat virtuale Bitcoin ka mundur të arratiset nga burgu ku mbahej në Islandë.

Sic njoftojne mediat ndërkombëtare ai u arratis nga burgu në Islandë dhe hipi në aeroplanin e pasagjerëve ku qëndronte dhe kryeministri i vendit. Gjithashtu ai mësohet se ka deklaruar se “do kthehet shumë shpejt.”

Sindri Thor Stefansson që u arrestua në shkurt, është i dyshuar për vjedhjen e të dhënave të 600 kompjutrave me monedhat virtuale Bitcoin.
Në një letër, ai tha se është i pafajshëm dhe u mbajt në Islandë pa u gjykuar në gjyq, prandaj do e dërgojë cështjen tek Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Stefansson u arratis nga burgu i Sogn në Islandën jugore mëngjesin e së martës dhe arriti në aeroportin ndërkombëtar të Keflavikut.
Duke përdorur identitetin e një personi tjetër, ai udhëtoi drejt Suedisë. BBC njofton se është lëshuar një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e tij.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400