Asamblisti i VV’së e quan “Adem Grabovc të vogël” kolegun nga PSD’ja

21:04 / E mërkure, 11 Korrik 2018

Lufta për Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate po vazhdon.

Asamblisti i PSD-së, Nol Nushi, tha se kjo praktikë po i ngjan qeverisjes së kaluar, duke ju referuar asaj të LDK-së, në krye me Isa Mustafën.

“Vetë kryeshefi ia zgjat kontratën vetes, ky është absurd i llojit të vetë dhe këtë e kemi parë veç në qeverisjen e kaluar”, ka thënë Nushi në “Rubikon” të KTV’së.

Ai përmendi edhe incizimet e Vetëvendosjes, ish-partisë së tij, duke ju referuar si “Afera Pronto e Vetëvendosjes”, e në të cilët protagonistë janë Nexhat Kryeziu dhe Liridon Latifi,.

Përballë tij, Egzon Azemi, asamblist i LVV-së, ka përmendur se meqë NPB është shpallur ndërmarrja më e suksesshme dhe Komuna merr para direkt nga ajo, PSD-së dhe kryetarit, Shpend Ahmeti, iu konvenon të mbajnë këtë drejtori.

“Po tentohet të bëhet një kapje e re në Ndërmarrjen Publike Banesore. Unë përballë e kam një njeri i cili jo shumë në publik por brenda njihet për punësime. Nëse dikë që kisha mundur ta quaj jo Adem Grabvoc se nuk e krahasoj me të, po një Adem Grabovc më të vogël është ky”, ka thënë ai. “Këtë e kanë vetëm për punësime dhe Noli është i njohur për këtë, e përmenda edhe më herët. Noli është shumë me fat që ende nuk i ka dalë ndonjë përgjim”.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400