Asgjësohen 23 ton mish i prishur në Serbi, kaluan përmes Kosovës

18:29 / E shtunë, 11 Gusht 2018

Policia Serbe në bashkëpunim me Doganën kanë gjetur dhe asgjësuar 23 ton mish të skaduar dhe pa dokumente përkatëse.

Mediat serbe shkruajnë se ky mish është nga Brazili që ka hyrë përmes Kosovës në Serbi, ku do të dërgohej në një kopani në Çuprij, transmeton Indeksonline.

Departamenti i Doganës ka asgjësuar mishin në fjalë për shkak të skadimit të afatit.

Po ashtu, në këtë njoftim të Policisë bëhet e ditur se për këtë është arrestuar i dyshuari GJ.L, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kontrabandës dhe i njëjti do të dërgohen në prokurorinë e përgjithshme në Kralevë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400