ATK në aksion kundër shmangies tatimore

10:45 / E enjte, 17 Maj 2018

Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se është duke e zhvilluar një aksion kundër shmangies nga tatimi në gjashtë lokacione të vendit.

 Sipas komunikatës së ATK-së aksioni është duke u zhvilluar në tri lokacione në Ferizaj dhë bnë nga 1 lokacion në Prishtinë, Kamenicë e Graçanicë.

“Dyshimet janë se disa subjekte dhe disa persona janë të përfshirë në transaksione fiktive, ku përmes këtyre transaksioneve dyshohet se kanë bërë shmangie tatimore në shuma të konsiderueshme”, thuhet në komunikatën e Administratës Tatimore.

Sipas ATK-së “aksioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, gjykatën përkatëse dhe në asistim të Policisë së Kosovës”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400