Azizi: Gjykata Themelore Gjilan për gjashtë muaj ka zgjidhur 8.493 lëndë

15:44 / E enjte, 19 Korrik 2018

 

Gjykata Themelore e Gjilanit në këtë gjashtëmujor ka treguar efikasitet në zgjidhjen e lëndëve, njëherë duke i dhënë prioritet lëndëve të korrupsionit dhe dhunës në familje.

Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka shpalosur të dhënat për këtë gjashtëmujor.

Konkretisht është ndalur tek lëndët e korrupsioni, ku Gjykata i ka dhënë prioritet më shumë.

“Lëndët të kapitullit të korrupsionit është gjatë këtyre gjashtë muajve kemi arritur të zgjidhim 19 lëndë, ndërsa në punë kanë mbetur edhe 35 lëndë, por besoj që shumë shpejt numri i këtyre lëndëve do të zvogëlohet edhe më shumë, pasi që janë lëndë me prioritet. Dënimet për këto lëndë janë dënime me burg, dënime me kusht, si dhe ka edhe aktgjykime liruese”, tha ai.

Gjykata Themelore e Gjilanit, së bashku me Degët e saja në Viti, Kamenicë dhe Novobërdë ka shënuar progres në zgjidhjen e numrit të lëndëve.

“Ky institucion trashëguar në fillim të vitit 20.331 lëndë, gjatë këtyre gjashtë muajve ka pranuar 6.571 lëndë, që do thotë me numrin e lëndëve të trashëguara dhe të pranuara është gjithsejtë 26.902 lëndë. Gjatë kësaj periudhe kohore është arritur të zgjidhen 8.493, ndërkohë kanë mbetur në punë edhe 18.409 lëndë”, tha Azizi.

Nga numri i lëndëve të pranuara dhe të kryera efikasiteti është 129 %, në bazë të kësaj shihet edhe rënia e numrit të lëndëve nga 20.331 në 18.409.

Në veçanti në Departamentin e Krimeve të Rënda janë trashëguar 308 lëndë nga vitet paraprake, janë pranuar 137, do të thotë në total 445 lëndë. Për gjashtë muaj janë kryer nga gjykatësit 147 lëndë, kanë mbetur edhe 298 lëndë në punë, efikasiteti i kryerjes së lëndëve është 107 %.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400