Babai i kryeministrit Haradinaj me komplikime shëndetësore, ka dy ditë që është shtrirë në QKUK

23:38 / E mërkure, 13 Qershor 2018
Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj ka dy ditë që është shtrirë në QKUK.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se ai ndodhet në mjekim intensiv qendror.

Është hera e dytë brenda këtij viti që Hilmi Haradinaj shtrihet në spitalin publik.

Po ashtu, lajmi.net mëson se Hilmi Haradinaj sot është vizituar nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryeministri Haradinaj.

Gjendja e tij tani është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Rreth dhjetë ditë më parë i njëjti ishte pranuar në QKUK përkatësisht në Klinikën e Kardiologjisë për shkak të problemeve shëndetësore me zemër. Më pas ai është larguar nga QKUK dhe ka vazhduar trajtimin në një spital privat.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400