Bajram Gecaj: Mirjana Jevtiq ende është ministre

14:06 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Zëvendës Ministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, thotë se Mirjana Jevtiq ende mbetet ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal.

 

“Ka një vendim nga Kryeministri, Isa Mustafa, për emërimin e ministres Jevtiq, por jo vendimi që ajo është liruar nga detyra”, tha zëvendësministri për mediat serbe.

Jevtiq ishte emëruar pas shkarkimit të Lubomir Mariqit, mirëpo përfaqësuesit serbë të gjendur në presion të Beogradit, bënë që ministrja e re, Mirjana Jevtiq të dorëhiqet pa dëshirën e saj.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400