Bashkurti: Diplomacia ekonomike? Më parë duhet të fillojë në Shqipëri

00:45 / E hëne, 20 Nëntor 2017

 

 

Diplomati i njohur Lisen Bashkurti tha se diplomacia ekonomike duhet të fillojë në Shqipëri, më pas nëpërmjet diplomatëve përcillet jashtë vendit.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora Neës, Bashkurti duke iu referuar Konferencës për Dilomacionë Ekonomike tha se përpara se të drejtohet gishti tek diplomatët fillimisht duhet të krijohen kushtet në Shqipëri.

Ai përmendi disa elementë të rëndësishëm të diploamcisë ekonomike, që sipas tij varen nga zhvillimi e ekonomisë.

Lisen Bashkurti: Përpara se të drejtojmë gishtin tek diplomatët dhe tek përgjegjësia e ambasadorëve apo shërbimit diplomatik në përgjithësi, unë do të thoja me theks të veçantë, diplomacia ekonomike fillon në Shqipëri, duhet ta përsëris diplomacia ekonomike fillon në Shqipëri. Diplomatët duhet të kenë një brend për ta tregtuar jashtë, duhet të kenë një realitet për ta promovuar, duhet të kenë  indikacione për ti nxitur, marketuar jashtë. Ndër këto elementë të rëndësishëm për diplomacionë ekonomike është stabiliteti, qëndrueshmëria politike, sundimi i ligjit, politikat fiskale të qëndrueshme, zhvillimet ekonomike të stabilizuara, ligjet për investimet e huaja, atraktiviteti që duhet të ketë përmes zhvillimit të zonave të lira, përmes sistemit taksor favorizues. Të gjitha këto të marra së bashku kërkon të marketohen më mirë dhe marketimi më i mirë është bashkëpunimi ndërinstitucional, por jo vetëm mes institucioneve publike, por edhe mes sipërmarrjes private.

Janë të gjitha këto elementë që përbëjnë “lëndën e parë” që diplomatët shqiptarë të marketojnë dhe të bëhen aktivë për atraktivitetet që ofron ekonomia shqiptare. Nëse këto elementë bazikë, stabiliteti, sundimi i ligjit, administrata profesionale, sistemi fiskal i stabilizuar, politika tatimore fiskalë të favorshme, zonat ekonomike të lira, raporti mes institucioneve publike dhe private për një bashkëpunim diplomati shqiptar nuk ka çfarë të bëjë sado i zoti të jetë.

Këto elementë varen nga zhvillimet e Shqipërisë, janë elementë të brendshëm për shtetin. Pjesa tjetër është ajo që ka të bëjë me kapacitetin, vizionin, misionin, eksperiencën dhe praktikat që do të ndjekë diplomacia shqiptare që këto elementë të realizuar në realitetin shqiptar të marketohen dhe të promovohen si elementë atraktivë për të tërhequr investime të huaja. Pra diplomacia ekonomike fillon në Shqipëri pastaj përcillet përmes diplomatëve tanë jashtë./

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400