Beogradi nuk ka pushtet efektiv në Kosovë, thotë Vuçiq

21:59 / E martë, 17 Korrik 2018

Në deklaratën për gazetarë pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se “për fat të keq, Beogradi nuk ka pushtet efektiv në Kosovë”.

Për këtë shkak, ai ka thënë se Serbia nuk ka pasur të drejtë t’i udhëheqë hetimet, porse ato i kanë bërë autoritetet e Prishtinës.

Vuçiq, siç përcjell “blic” i Beogradi t, ka deklaruar se organet serbe javëve të fundit, megjithatë kanë përparuar në hetimet rreth vrasjes së liderit të Iniciativë qytetare SDP.

Vuçiq është i bindur se do të bëhet çdo gjë që ky rast të zgjidhet, sado që aktualisht ende nuk ka persona të dyshimtë për këtë krim.

“Të gjitha shënimet ia kemi dhënë Prishtinës dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në çdo moment pasi kjo për ne është çështje shumë e rëndësishme. Kemi kërkuar nga disa shërbime të huaja xhirime satelitore ku janë fshehur vrasësit, por na kanë thënë se nuk mund të përdoren për asgjë pasi ka pasur mjegull . Përkundër kësaj, ne kemi kërkuar t’i kemi, por nuk na janë dhënë”, ka thënë Vuçiq.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400