Beqaj: Vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore

22:06 / E premte, 19 Maj 2017

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besim Beqaj i cili në zgjedhjet e fundit kishte marrë 10499 vota, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore.

Postimi i plotë i Beqajt:

Miq të nderuar, Duke ju falenderuar për mbështetjen dhe interesimin tuaj, ju njoftoj se vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore.

Ky vendim vjen si rezultat i dëshirës sime për t’u angazhuar intensivisht në përgatitjen dhe jetësimin e planit ekonomik të #FillimiRi dhe korrjen e fitores së PDK-së. Do të punoj për arritjen e qëllimit i cili është zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve përmes platformës së PDK.

Unë do të kontribuoj në institucionet tjera nën udhëheqjen e PDK-së. #FillimiRi #PDK

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400