Berisha thumbon Ramën: Atletbardhi bëri Europën të qeshë me ne

08:35 / E enjte, 14 Shtator 2017

 

Ish-kryeministri Sali Berishambrëmjen e kaluar ishte i ftuar në emisionin e Çim Pekës. Përveç deklaratave të forta ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha ka “thumbuar” edhe kryeministrin Edi Rama.

Çim Peka: Jo më larg se para një jave Ministri i Jashtëm serb, Daçiç ka bërë një deklaratë: “sa herë që Brukseli tregohet skeptik, Edi Rama kërcënon me të tijën se nuk do të presim pa fund, por ka dhe alternative të tjera”. Kurse Daçiç ishte specik, “në rast se Brukseli na mbyll dyert kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. A e keni menduar ndonjëherë se serbët do të kërcënojnë Brukselin me aleancën me Amerikën dhe me Shqipërinë?

Berisha: Këta janë çiftenj ballkanik, atletbardhi Edi Rama e Daçiç dhe të gjithë këta e bëjnë Europën me qesh, i impresionojnë fare. Europa kërkon standarte, këto i servirin kërcënime. Europa nuk kërcënon, këta bëhen qesharakë. /albeu.com

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400